Ratkoci ka patur sot një paradë krenarie. Bëhet fjalë për parakalimin e Ushtrisë së Kosovës në mes të fshatit Ratkoc, komuna e Rahovecit.
Një veturë e policisë printe para dhjetëra makinave ushtarake të FSK-së.
Banorët kishin dalë në rrugë për të ndjekur nga afër këtë parakalim, ani pse për shkak të angazhimeve në detyrë mungonte më i njohuri nga ta, Avdullah Hoti.